Kulturë

Miranda Hashani: Këngën “Mos më lini vetë” ende ma kërkojnë kudo që këndoj

Foto: KTV
 

E lindur në një familje që e donte muzikën, Miranda Hashani qysh si fëmijë e nuhati pasionin për muzikën. Këngëtarja e njohur iu është kthyer kujtimeve në emisionin “Pro X” të KTV-së.

Ajo deri në vitin 1992 ka qenë pjesë e shoqërisë kulturore artistike “Emin Duraku”, ku arriti ta shpalosë talentin e saj për këndimin, ku prej aty vazhdoi për në Tiranë, ku ka incizuar dy këngët e saj të para.