Historia e pasionit për pingpongun dhe përpjekjet e një klubi prizrenas për të mbijetuar – që të gjitha të shkrira në një film të metrazhit të shkurtër – tashmë është bërë e njohur për gjithë botën artdashëse.
Duke bërë histori, filmi nën regjinë e Samir Karahodës “Pa Vend” ka bërë histori me premierën e tij të dhënë të premten në prestigjiozin “Théâtre Claude Debussy” të Festivalit të Filmit në Cannes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i filmit – regjisori Sami Karahoda, producenti Eroll Bilibani, dy personazhet kryesore Ermegen Kazazi dhe Jeton Mazreku si dhe montazheri Enis Saraçi – kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit në Cannes. Aty ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Në një prononcim për KOHËN, regjisori Karahoda e ka përshkruar premierën e filmit si një ndjenjë ëndrre.
“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme krenarie, sidomos për vendin tonë që për herë të parë u prezantua në një festival, siç është ky i Cannes”, ka thënë Karahoda.
Filmi që ia kishte dalë të përzgjidhej në mesin e 3500 aplikimeve nga mbarë bota, sipas sinopsisit të afishuar në faqen e festivalit prestigjioz paraqet dramën që zë vend në Kosovën e pasluftës, “ku të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të zemrës, dy lojtarë lokalë enden nga një vend në tjetrin duke mbartur me vete të vetmen pasuri të klubit: tavolinat e tyre”.
Në të njëjtën kategori të filmit të shkurtër, filmi i Karahodës është në garë edhe me filmin “Severen Pol” nën regji të MarijaApceveska (Maqedoni e Veriut/Serbi); “Det er i Jorden” nën regjinë e Casper Kjeldsen (Danimarkë), “Orthodontics” nën regjinë e Mohammadreza Mayghani (Iran); “The Right Ëords” nën regjinë e Adrian Moyse Dullin (Francë); “Noite turva” nën regjinë e Diogo Salgado (Portugali); “Sideral” nën regjinë e Carlos Segundo (Brazil/Francë); “All The Crows in the World” nën regjinë e Tang Yi (Hong Kong); “Céu de Agosto” nën regjinë e Jasmin Tenucci (Brazil/Islandë) dhe “Xue yun” nën regjinë e Wang Lu (Kinë).
Nëse “Pa Vend” do ta rrëmbejë “Palmën e Artë” do të kuptohet nesër kur mbahet ceremonia përmbyllëse e edicionit të 74-t të Festivalit të Filmit në Cannes.