Kulturë

Muzeu i ri i Berlinit shpërfaq refugjatët e Luftës së Dytë Botërore

U deshën rreth 22 vjet që Muzeu të hapej për publikun, sepse ishte nisur nga një pyetje e vështirë: Si duhet Gjermania të përkujtojë gjendjen e refugjatëve të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore?
 

(DW) – Kancelarja Angela Merkel është pro hapjes së Qendrës për arratisje, dëbim e pajtim më 21 qershor, një ekspozitë që shpalos përvojat e 14 milionë refugjatëve të Luftës së Dytë Botërore në kontekstin e mizorive naziste dhe përvojave të refugjatëve gjatë shekullit 20 dhe 21.

Ekspozita e përhershme fillon me video, shënime informuese dhe me eksponate. Vizitorët janë të përfshirë në një histori globale të migrimit të detyruar, duke përfshirë edhe dëbimin e njerëzve nga Siria dhe Rohingya Myslimane.