Dokumentari i Nick Broomfieldit që portretizon Whitney Houstonin dëshmon edhe një herë se ajo “I” kulmore në “I Will Always Love You” është një prej momenteve më të mrekullueshme në pop-muzikë: një sirenë e vazhdueshme që flakëron euforinë vetafirmative.
Kjo këngë u bë pika kryesore e filmit të saj hit “The Bodyguard” në vitin 1990 me Kevin Costner dhe përmbylli triumfin e saj global si megastar.
Forca prej uragani e Whitneyt me “I” disi mbulon kuptimin e këngës, të cilën tërësisht kam arritur ta vlerësoj pasi kam dëgjuar origjinalin e Dolly Partonit të vitit 1973, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por mënyra se si Houston e këndon, ajo zotëron gjithçka dhe gjithkënd.
Ky film sjell incizime të papara të turneut të fundit të Houston në vitet ’90 - koncertet në Gjermani dhe Austri - me të cilat filmbërësi Rudi Dolezala merr merita përkrah Broomfield. Pamjet tregojnë qartazi Houstonin shumë të lodhur. Por kur ajo nis të këndojë pjesën e parë të “I Will Always Love You”, kompozicioni i saj është magjik.
Dokumentari i Broomfield mund të mos sjellë mjaftueshëm informata të brendshme krahasuar me filmin e Asif Kapadias për Amy Winehouse dhe çështjet jetësore mbi varësinë nga droga nuk specifikohen prej nga i ka dhe nga kush i ka blerë.
Është një lloj kavanozi me krimba të cilit asnjëherë nuk i është hequr kapaku. Por është një studim tërheqës dhe i dhimbshëm për një talent të madh, dhe statusi “jozyrtar” i dokumentarit është lehtësues.
E dërrmuar emocionalisht për shkak të abuzimit me substanca, tensionit familjar, martesës së stuhishme me Bobby Brownin jostabil, dhe gjendjen e refuzimit mbi marrëdhënien me mikun e fëmijërisë dhe të dashurën Robyn Crawford, Whitney ishte gjetur e vdekur në Los Angeles në dhomën e hotelit në vitin 2012... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.