Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rregullohen gabimet drejtshkrimore në “Muzeun e Dëshmorëve” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar se janë rregulluar gabimet drejtshkrimore në pllakën e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren.

Inaugurimi i “Muzeut të Dëshmorëve” në Prizren u bë të shtunën. Ndërsa gabimet drejtshkrimore kishin rënë në sy dhe ishin përcjellë me kritika.

Në pllakë shkruhej Muzeu i Dëshmoreve” dhe “Martys Museum”, në vend të “Muzeu i Dëshmorëve” dhe “Martyrs Museum”.

Por Haskuka në Facebook ka treguar se gabimet janë rregulluar të shtunën.

“Dy pikat e Ë-së rregullohen, por mendjet e disave vështirë. U munduan ta vonojnë e ta sabotojnë hapjen e Muzeut të Dëshmorëve, biznese të lidhura me ish pushtetin. Por ja që nuk e arritën, ngase ne jemi për të punuar e zhvilluar, e jo për të sabotuar e shkatërruar. P.S.: Dje gjatë ditës mbishkrimi është rregulluar”, ka njoftuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka ndërkohë ka rregulluar me “photoshop” edhe te foto që e ka postuar dje në Facebook gjatë inaugurimit të Muzeut të Dëshmorëve ku shiheshin gabimet drejtshkrimore në pllakë.

Edhe Prizreni me Muze për dëshmorët, por me gabime drejtshkrimore Arbëri Prizreni me Muze për dëshmorët, por me gabime drejtshkrimore
Image