Kulturë

Petrit Halilaj e Álvaro Urbano në Prishtinë me lule feste e ndryshimi

Ekspozita e Petrit Halilajt dhe Álvaro Urbano, e cila për herë të parë u hap në Pallatin e Kristaltë në Madrid, në korrikun e vitit të kaluar (në foto) vjen edhe në Prishtinë. Organizohet nga “Autostrada Biennale” në bashkëpunim me “Manifesta 14” dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku do të zërë vend (Foto: Alex Molto)

Lulet e Petrit Halilajt e Álvaro Urbanos, që shkojnë përtej një simboli dashurie, do të ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ekspozita që u hap në kryeqendra botërore, në monumentin e veçantë me nëntëdhjetë e nëntë kupola, sipas Halilajt, është një festim i jokonformizmit, nxitje e vizionit për ndryshim, ftesë për të ëndërruar e thirrje për diversitet. “Lule për Kosovën, këtë herë”, ka thënë Halilaj për KOHËN në lidhje me ekspozitën, e cila në Kosovë vjen me titullin “Lule mos më harro”

Artisti Petrit Halilaj, gati dhjetë ditë më parë dha shenja për projektin e tij të ri, por nuk jepte detaje. Insistonte se krejt atë do ta shpaloste një javë më vonë. Nuk u është përmbajtur emocioneve as të enjten kur bëri të ditur emrin e projektit.

“Lule mos më harro” është titulli i ekspozitës së tij të re, që do ta sjellë në Prishtinë. Ka qenë fillimisht “Autostrada Biennale” që e dha lajmin.