Kulturë

“Europa Nostra” shpërfilli argumentet e Osmanit dhe Kurtit për Manastirin e Deçanit

 

Organizata e njohur e trashëgimisë kulturore “Europa Nostra” nuk kishte përfillur argumentet e ofruara nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, në kohën kur Osmani ishte ushtruese e detyrës së presidentes dhe Kurti kandidat për kryeministër, për të mos përfshirë Manastirin e Deçanit në mesin e shtatë monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë.

Vetëm një ditë pasi kjo organizatë shpalli Manastirin e Deçanit monument të rrezikuar, Ministria e Kulturës është kujtuar të publikojë letrat e kohës para se monumenti në Deçan të shpallej i rrezikuar. Përmes një letre të Osmanit dhe Kurtit, dërguar më 18 mars, në kohën kur ata ende s’kishin marrë postet aktuale, presidente dhe kryeministrër, thuhej se sulmet e pretenduara ndaj manastirit janë tendencioze dhe të papranueshme.