Kulturë

Rrëfim për kobin, frikën dhe trajtat e habisë

Rrëfim për kobin, frikën dhe trajtat e habisë
Drama “Vetëharrimi” e Besim Rexhajt – botuar nga “Qendra Multimedia”, dhjetor 2020 – duhet lexuar, kuptuar, analizuar e interpretuar si një rrëfim për kobin, frikën dhe trajtat e habisë

Vepra dramatike, me titull “Vetëharrimi”, shënon të katërtën vepër të gjinisë dramatike në opusin krijues dramaturgjik të dramaturgut, studiuesit e kritikut prof. asoc. dr. Besim Rexhaj. Pas dramës “Vorbulla” dhe monodramave “Loja e pafund” dhe “Portreti i pakryer”, me veprën e tij më të re, Rexhaj, me shumë përkushtim, invencion dhe kreativitet, vazhdon të kultivojë edhe më tej gjininë dramatike, në llojin më të vështirë të saj, monodramën.

Shtegu krijues dramaturgjik, në të cilin vazhdon të shkelë dhe të udhëtojë Rexhaj, është ai shteg që hap horizonte të ideimit, konceptimit dhe realizimit të veprave dramaturgjike, që shkruhen, tashmë jo vetëm për t’u lexuar si letërsi, por edhe për të rrugëtuar e për t’u jetësuar plotësisht dhe pashmangshëm në destinacionin e tyre të fundit, atje ku edhe e kanë vendin, në skenën e teatrit. Pra, Rexhaj si emër i përveçëm i botës teatrore shqiptare, prej vitesh, jo vetëm që e studion, analizon dhe e krahason dramën dhe teatrin, por tashmë ai edhe e krijon atë. Prandaj, tani dhe këtu bëjmë fjalë për dramaturgun Rexhaj.