Kulturë

Rihapet për vizitorë Muzeu i Arsimit në Korçë

Ky muze bashkë me Muzeun Arkeologjik të këtij qyteti ishin mbyllur për vizitorë si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti
 

Muzeu i Arsimit në Korçë ka rihapur dyert për vizitorë. Objekti i gurtë që gjendet në qytetin juglindor të Shqipërisë është adresa e historisë së filleve të mësimit në shqip. Pos rihapjes pas dëmtimeve që kishte pësuar nga tërmeti i nëntorit të 2019-s, Muzeu i Arsimit është rikonceptuar dhe ofron edhe mundësi të shëtitjes digjitale nëpër historinë e arsimit në gjuhën shqipe, që nisi po aty në mars të vitit 1887

E njohur si ndërtesa e Shkollës së Parë Shqipe dhe Mësonjëtores, Muzeu i Arsimit në Korçë ka rihapur dyert për vizitorë. Objekti i gurtë që gjendet në qytetin juglindor të Shqipërisë është adresa e historisë së filleve të mësimit në shqip. Pos rihapjes pas dëmtimeve që kishte pësuar nga tërmeti i nëntorit të 2019-s, Muzeu i Arsimit është rikonceptuar dhe ofron edhe mundësi të shëtitjes digjitale nëpër historinë e arsimit në gjuhën shqipe, që nisi po aty në mars të vitit 1887. Ky muze bashkë me Muzeun Arkeologjik të këtij qyteti ishin mbyllur për vizitorë si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë ceremonisë së rihapjes së Muzeut të shtunën, ka thënë se është në Korçë jo për të prerë një shirit, por për të nderuar një simbol përpjekjeje, dijeje e lirie.