Kulturë

Emërohet shtatëshja e ekipit vendor të “Manifesta 14” në Prishtinë

Bienalja nomade që më 2022 vjen në Prishtinë, të martën ka bërë të ditur emrat e shtatë anëtarëve të parë të ekipit vendas që tashmë kanë filluar përgatitjet. Ekipi përbëhet nga Nita Deda, Rina Gurgule, Oda Haliti, Erleta Morina, Dren Maliqi, Teuta Hoxha-Jahaj dhe Kujtim Sermaxhaj
 

Dita-ditës “Manifesta”, që konsiderohet si një ndër bienalet më të rëndësishme të artit në Evropë, ka nisur shpalosjen e detajeve në lidhje me edicionin e ardhshëm që do të mbahet në Prishtinë. Bienalja nomade që më 2022 vjen në Prishtinë, të martën ka bërë të ditur emrat e shtatë anëtarëve të parë të ekipit vendas që tashmë kanë filluar përgatitjet. E në javët në vazhdim pritet që të bëhen të ditura edhe detaje të tjera në lidhje me organizimin që ka paralajmëruar nisjen e studimit urban të Prishtinës.

Ekipi përbëhet nga Nita Deda - koordinatore e komunikimit dhe marketingut, Rina Gurgule - koordinatore e zhvillimit, Oda Haliti - koordinatore e mediave sociale dhe digjitale, Erleta Morina - koordinatore e edukimit, Dren Maliqi - koordinator i produksionit, Teuta Hoxha Jahaj - menaxhere e zyrës, dhe Kujtim Sermaxhaj - koordinator i biznesit.