Kulturë

Kryepersonazhi i “Zgjoit” vazhdon suksesin bashkë me gratë krushiane

Kryepersonazhi i “Zgjoit” vazhdon suksesin bashkë me gratë krushiane
Lidhshmëria e rrëfimit të Fahrije Hotit dhe filmit “Zgjoi” shpaloset edhe përmes një vepre arti të ekspozuar në dhomën e konferencave në katin e dytë të fabrikës së re. Fahrije Hoti shihet në anën e majtë të pikturës me speca në duar, e në të djathtën Yllka Gashi me mbishkrimin “Sundance Film Festival” mbi uniformën që ka veshur për t’u mbrojtur nga pickimet e bletëve në film

Gratë nga Krusha e Madhe – rrëfimi i të cilave kur u ekranizua bëri që për herë të parë në kinematografinë kosovare një film të shpërblehet në “Sundance Film Festival” – kanë nisur një kapitull të ri. Tani do të punojnë në fabrikën e porsandërtuar e që brenda saj shpalos edhe sfidat e grave dhe ngjall përftim me skena nga filmin “Zgjoi”

Historia e Fahrije Hotit dhe e grave nga Krusha e Madhe është cilësuar si një shembull frymëzues. Puna e tyre dhe përpjekjet për pavarësi kundrejt paragjykimeve nga shoqëria u shndërruan në film. “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit, bëri histori duke rrëmbyer tri çmime – Çmimin e Madh të Jurisë, atë të Audiencës dhe Çmimin për regjinë – në “Sundance Film Festival” në muajin shkurt.