Ahmet Zogu në mesin e shtetarëve të Ligës Arabe

Ahmet Zogu në mesin e shtetarëve të Ligës Arabe

17 June 2017 14:11

Më 1947 u botua në Kajro libri "Historia e artë e figurave dhe personaliteteve të shquara të Ligës Arabe” i Muhammad A. Nagjëm, që më shumë i përngjan një albumi me fotografi e biografi të shkurtra të figurave të prezantuara që kishin peshë atë kohë në botën arabe.

Ky libër do të dukej interesant për ndonjë historian që merret me historikun e Ligës Arabe, por për ne del më ndryshe pasi që në faqen 32 paraqitet me fotografi "Lartmadhëria e tij Ahmet Zogu, mysafir i dashur i Egjiptit", kurse në të majtë paraqiten dy mbretër të Egjiptit: Fuadi, kandidati serioz për fronin e Shqipërisë gjatë viteve 1912-1913, dhe mbreti i Egjiptit 1922-1936, e Faruku mbreti i fundit i dinastisë shqiptare në Egjiptit 1936-1952.

Këtu shtrohen dy pyetje: Ç'bënte Zogu atëherë në Egjipt, e ç'lidhje kishte ai me Ligën Arabe që të futej në një libër të tillë?

Në lidhje me pyetjen e parë dihet se Mbreti Zog kaloi në Greqi pas zbarkimit të forcave fashiste më 7 prill 1939, prej ku vazhdoi rrugën deri në Londër si disa mbretër të Evropës vendet e të cilëve u pushtuan.

Mirëpo, në krahasim me të tjerët, Londra nuk e pranoi Zogun si mbret me të drejtë për të formuar qeveri në ekzil, por si person privat me shpenzimet e tij e pa të drejtë për ndonjë aktivitet politik, pasi që Londra e kishte përparësi lidhjen me Greqinë. Nga Londra, Zogu e përcillte Luftën e Dytë Botërore, si dhe luftën civile në Shqipëri gjatë 1943-1944, me çka komunistët arritën të merrnin pushtetin e të shpallnin Republikën në janar 1946. Mu atë kohë Zogut i erdhi ftesa nga mbreti Faruk që të kalonte në Kajro, ku do të trajtohej si mbret, pasi që Egjipti nuk e njohu Republikën Popullore të Shqipërisë. (Artikullin e plotë nga Muhamed Mufaku mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme