Kulturë

Një libër i paanshëm rreth jetesës së përbashkët serbo-shqiptare

Libri “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” i Petrit Imamit paraqet një botim shumëfish të përpunuar, plotësuar e zgjeruar të librit më të njëjtin titull i botuar para dy dekadash.

Është interesante të kujtojmë se edicioni i parë qe botuar sefte në vitin 1998, në kohën e përleshjeve të ashpra në Kosovë dhe asokohe policia bastisi botuesin “Samizdat B92”, dhe konfiskoi gati krejt tirazhin.

Megjithatë, libri u rishfaq dy vjet më vonë, pas rënies së Milosheviqit nga pushteti, në versionin e njohur paraprak, i cili përmbante ca plotësime e korrigjime në raport me botimin e parë të 1998-s, shkruan sot Koha Ditore.

Ky botim i ri, është së paku nja dyfish më i zgjeruar sesa ai paraprak dhe është i ndarë në tri vëllime.

Vëllimi i parë, i botuar më 2016 përfshin ngjarjet nga kohët e hershme deri më 1944, i dyti, i cili ka dalë sivjet, trajton ngjarjet prej 1945-s deri më sot, përderisa i treti është në përfundim e sipër dhe në tërësi do t’u kushtohet lidhjeve kulturore serbo-shqiptare.

Kësisoj ky botim tek tash ka arritur në 900 faqe impresive e me vëllimin e tretë do të arrijë dukshëm më shumë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)