Kulturë

Filarmonia bashkon veprat që shkruajnë historinë me nota muzikore

Filarmonia bashkon veprat që shkruajnë historinë me nota muzikore
Të interpretuara nga Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, “Simfonieta in K: Kosova vatra atërore” për recitator kor dhe orkestër e Vinçenc Gjinit dhe “Rrugëtimi” e Valton Beqirit, emërues të përbashkët kanë historinë. E para i kushtohet krejtësisht Kosovës. E dyta zbërthen histori gjashtëshekullore (Foto: Arben Llapashtica)

Në përvjetorë si ai i Pavarësisë a kremtime të arriturash, personazhet historike zënë vend qendror. Historia shtjellohet nëpërmjet bëmave të tyre. Ose të lëvizjeve që u prijnë. E historia muzikore e Kosovës është pasuruar me dy vepra të cilat janë “prodhim” i ndodhive të këtyre anëve.

 

Koncerti i Filarmonisë së Kosovës ka qenë ndër ngjarjet kryesore në agjendën zyrtare të shënimit të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës. Niveli i koncertit është njëra anë. Ana tjetër – veprat që janë interpretuar premierë: “Simfonieta in K: Kosova vatra atërore” për recitator kor dhe orkestër e Vinçenc Gjinit dhe “Rrugëtimi” e Valton Beqirit. Që të dyja vijnë në stile të ndryshme, por tok i shtohen historisë muzikore të këtij vendi e historia i lidh edhe në një tjetër aspekt

Në përvjetorë si ai i Pavarësisë a kremtime të arriturash, personazhet historike zënë vend qendror. Historia shtjellohet nëpërmjet bëmave të tyre. Ose të lëvizjeve që u prijnë. E historia muzikore e Kosovës është pasuruar me dy vepra të cilat janë “prodhim” i ndodhive të këtyre anëve.

Të interpretuara nga Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, “Simfonieta in K: Kosova vatra atërore” për recitator, kor dhe orkestër e Vinçenc Gjinit dhe “Rrugëtimi” e Valton Beqirit, emërues të përbashkët kanë historinë. E para i kushtohet krejtësisht Kosovës. E dyta zbërthen histori gjashtëshekullore.