Anëtari i rock grupit të njohur shqiptar të viteve ‘90, “Purgatory”, Valton Berisha, ka vdekur të hënën si pasojë e sulmit në zemër, kanë bërë të ditur familjar e miq të tij.
Berisha pas luftës, u angazhua në biznesin e programimit, por iu kushtua edhe muzikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Eh more Valton … shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qetë”, ka shkruar kompozitori Florent Boshnjaku në Facebook.
Më 2019, me insistimin e Berishës dhe përkrahjen e shokëve të grupit, “Purgatory” u kthye në skenë pas 23 vjetësh me një koncert në Prishtinë.
Valton Berisha ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.
