Kulturë

Vdes kitaristi Valton Berisha

Anëtari i rock grupit të njohur shqiptar të viteve ‘90, “Purgatory”, Valton Berisha, ka vdekur të hënën si pasojë e sulmit në zemër, kanë bërë të ditur familjar e miq të tij.

Berisha pas luftës, u angazhua në biznesin e programimit, por iu kushtua edhe muzikës.

“Eh more Valton … shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qetë”, ka shkruar kompozitori Florent Boshnjaku në Facebook.

Më 2019, me insistimin e Berishës dhe përkrahjen e shokëve të grupit, “Purgatory” u kthye në skenë pas 23 vjetësh me një koncert në Prishtinë.

Valton Berisha ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Image