Kulturë

Andromaqi Gjergji – shembulli frymëzues i gruas në shkencë

Andromaqi Gjergji – shembulli frymëzues i gruas në shkencë
Me rastin e 11 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Rrjetin Shqiptar të Grave të enjten organizuan veprimtarinë “Të jesh e para në traditë”, kushtuar akademikes së parë shqiptare, etnologes Andromaqi Gjergji ((1928-2015)

Prishtinë, 11 shkurt – Të qenit akademikja e parë në Shqipëri, nuk është veçantia e saj kryesore. Si studiuese e palodhur, korçarja Andromaqi Gjergji kishte kontribuuar ndjeshëm në etnografinë shqiptare. Për studiuesit e kulturës shqiptare dhe për publikun e gjerë ajo solli trajtimet e para shkencore mbi veshjet popullore shqiptare ndër shekuj, por edhe për mënyrën e jetesës nga mesjeta gjer në modernizëm.

 

Bota e pasur e veshjeve popullore shqiptare pati një studiuese që vuri në pah koloritin e tyre si vlera të jashtëzakonshme kulturore. Etnologia e akademikja nga Korça, Andromaqi Gjergji, ishte studiuesja e zellshme që avancoi njohjen për kulturën materiale shqiptare. Me një bibliografi të pasur botimesh në fushën e etnokulturës, fondet e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit sot kanë mbi 30 dosje nga Gjergji që trajtojnë bujqësinë, blegtorinë, mjeshtëritë e zejet, banesat popullore, orenditë shtëpiake, si dhe veshjet popullore

Prishtinë, 11 shkurt – Të qenit akademikja e parë në Shqipëri, nuk është veçantia e saj kryesore. Si studiuese e palodhur, korçarja Andromaqi Gjergji kishte kontribuuar ndjeshëm në etnografinë shqiptare. Për studiuesit e kulturës shqiptare dhe për publikun e gjerë ajo solli trajtimet e para shkencore mbi veshjet popullore shqiptare ndër shekuj, por edhe për mënyrën e jetesës nga mesjeta gjer në modernizëm.

Me rastin e 11 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Rrjetin Shqiptar të Grave organizuan veprimtarinë “Të jesh e para në traditë”, kushtuar akademikes së parë shqiptare, Andromaqi Gjergji (1928-2015).