Kulturë

Vërshimet përfshijnë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Vërshimet përfshijnë Xhaminë e Plumbit në Shkodër
Reshjet e fundit kanë bërë që zona e Shkodrës të ketë probleme me ujëra. Monumentet kanë pasur të njëjtin fat. Vërshimet përfshinë edhe Xhaminë e Plumbit
 

 Pak ditë pasi shteti turk është zotuar ta konservojë dhe restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër, monumenti është përmbytur nga ujërat. Reshjet e fundit kanë bërë që zona e Shkodrës të ketë probleme me ujëra. Monumentet kanë pasur të njëjtin fat.

Por, sipas Qeverisë shqiptare, punonjësit e drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin janë në gatishmëri maksimale dhe fatmirësisht në zonat më të prekura nga reshjet e shiut, ku ka pasur dhe përmbytje në Shkodër e Lezhë, nuk hasen problematika të mëdha në monumentet e kulturës.