Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Koncert virtual në Notre Dame për Vitin e Ri

Në pritje të ndërrimit të motmoteve, francezët dhe të tjerët shijuan një koncert virtual që dukej se po zhvillohej në katedralen e famshme në Paris, Notre Dame.

Ky ishte spektakli i parë i këtij lloji i realizuar nga muzikanti francez, Jean-Michel Jarre, në formën e një avatari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja virtuale, e cila u transmetua live në të gjithë botën, zëvendësoi spektaklin tradicional të fishekzjarrëve, për t’u përshtatur me kushtet e pandemisë.

Spektakli nisi rreth orës 23:25 të datës 31 dhjetor dhe zgjati për 50 minuta, duke mirëpritur vitin e ri, 2021.

Një shfaqje e rrallë që, për shkak të koronavirusit, detyroi të gjithë të festonin ndryshe këtë ndërrim vitesh. \ A2