Në pikturat e tij, më së shpeshti shihen motivet kombëtare.
Në to, ai ka pasqyruar momente historike të shqiptarëve, peizazhe, dromca nga rrëfimet për luftën dhe portrete të njohura të kombit shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër nder të festës së 28 Nëntorit, piktori Bajram Morina e ka hapur ekspozitën personale me njëzet piktura që i ka realizuar brenda katër muajsh.
Morina aktualisht është student i nivelit master në Degën e Artit të Universitetit të Prishtinës. Ai thotë se është i lumtur që veprat po i prezanton për festën e flamurit.
Për përkushtimin e Bajramit në pikturë rrëfen edhe babai i tij, Gani Morina.
Është hera e dytë që piktori Morina po i ekspozon veprat e tij në hapësirën e kësaj biblioteke.
Ekspozita e Bajram Morinës do të jetë e hapur për dy ditë në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë.