Kulturë

Digjitalizimi – sfida e vazhdueshme e Bibliotekës Kombëtare

Digjitalizimi – sfida e vazhdueshme e Bibliotekës Kombëtare
Ditëlindjen e vet të 76-të, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, të mërkurën, e ka shënuar tok me ceremoninë e Ditës së Bibliotekës dhe Ditës Kombëtare të Vetëdijesimit për Biblioteka, ku është nënshkruar plani strategjik për pesë vjetët e ardhshëm (Foto: Driton Paqarada/Koha)
 

Në dhjetor të vitit 1944, pararendësja e Bibliotekës së sotme Kombëtare të Kosovës kishte veç një koleksion simbolik librash. Por, në përvjetorin e saj të 76-të të themelimit, me mbi dy milionë ekzemplarë sa posedon, institucioni më i madh bibliotekar në vend ka shënuar të mërkurën Ditën e Bibliotekës dhe Ditën Kombëtare të Vetëdijesimit për Biblioteka.

Në ceremoninë e bashkë-organizuar me Ministrinë e Kulturës, si dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është bërë nënshkrimi i planit strategjik pesëvjeçar me anë të të cilit janë ravijëzuar synimet dhe plani i punës për BKK-në gjatë viteve në vazhdim.