Kulturë

Artistja e dekodimit të botës, kujtesës dhe vetvetes

Artistja e dekodimit të botës, kujtesës dhe vetvetes
Lori Lako: “Mendoj se arti është një mjet me të cilin ne mund të reflektojmë mbi të shkuarën...”
 

Maestroja Pablo Picasso u dallua që në vegjëli për talentin e tij. Kur ishte në kulmin e namit insistoi se çdo fëmijë ka dhunti për të shkëlqyer në këtë fushë.

“Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të mbesim të tillë kur të rritemi”, kishte thënë artisti që u bë një nga personalitetet më të njohura në artin e shekullit XX.