Kulturë

Veprat e Çettës botohen pas zvarritjes pesëvjeçare, shtatorja pa vend

Me financim të Ministrisë së Arsimit është botuar kompleti 13-vëllimësh me veprën e plotë të Anton Çettës, i cili ishte gati qysh në vitin 2015

Mijëra familje të hasmëruara në Kosovë ia shtrinë dorën e pajtimit njëra-tjetrës. I dashur për të gjithë, Plaku i Urtë, siç njihej gjithandej në popull, Anton Çetta, u bë simbol i pajtimit mes njerëzve në orën e ligë të historisë. 25 vjet më parë, më 3 nëntor të 1995-s, ai do t’i mbyllte sytë përgjithmonë për të lënë pas vetes kujtimin e paharruar të pajtimit të gjaqeve dhe mbledhësit të lëndës së pasur folklorike shqiptare.

Ndërsa të martën është përkujtuar nga miq e bashkëpunëtorë të shumtë, ditëvdekja e Çettës është shënuar me nxjerrjen në dritë të kompletit me 13 vëllime të veprës së plotë të tij. Lajmin për botimin e tyre e ka bërë të ditur gjatë ditës ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila tok me ministren Hykmete Bajrami dhe profesor Riza Krasniqin kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Prizren.