Kulturë

Udhërrëfyesi dokumentar i Elbasanit

Udhërrëfyesi dokumentar i Elbasanit

Çdo popull është produkt i një trashëgimie historike e cila ruhet nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme. Njëherësh janë fondet arkivore ato që dokumentojnë të kaluarën e një populli, shteti, apo edhe individi. Madje, edhe raportet ndërkombëtare sot krijohen mbi bazën e një të kaluare e cila mund të ndriçohet vetëm nëpërmjet dokumenteve të shkëmbyera ndërmjet tyre.

Rrethanat historike bënë që hapësirat shqiptare të jenë pjesë e sundimeve dhe sundimtarëve të ndryshëm. Ndër këto epoka historie është edhe ajo osmane, e cila përbën një kapitull të veçantë për sa i përket dokumentimit. Sidomos kur dihet se regjistri më i hershëm osman mban vitin 1431-1432 dhe mbulon Shqipërinë e Jugut, të Mesme dhe një pjesë të asaj të Veriut. Ndërsa në vitet pasuese kemi regjistra të tjerë që mbulojnë të gjithë hapësirën e Shqipërisë etnike dhe viseve tjera të mbetura jashtë saj, shkruan KOHA.