Kulturë

“Totally Under Control” për dështimin e SHBA-së përballë COVID-19

“Totally Under Control” është në një mënyrë koleksionuesi më i mirë i dështimeve të administratës së Trumpit dhe hapave të gabuar në lidhje me virusin COVID-19, por më një kronologji që godet me diagnostikimin e presidentit.

Regjisori Alex Gibney dhe bashkëpunëtorët e tij kanë fituar edhe një gradë të kalimit të vështirësisë për t’u bërë tok për këtë dokumentar gjatë pandemisë, duke sajuar njëfarë “Covid-cam” për të incizuar në siguri intervistat.

Këto intervista vënë në pah zëra që hyjnë brenda gjërave serioze se si reagimet politike çuan të një përgjigje jo efektive duke krahasuar SHBA-në me Koren e Jugut, shkruan CNN. Në mesin e tyre është Rick Bright, ish-drejtori i Autoritetit për Zhvillime dhe Hulumtime të Avancuara Biomjekësore (BARDA), që ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe i shkon buza në vaj kur flet për sfidat për t’ua thënë të vërtetën atyre në fuqi.

Një kërcënim tjetër vjen nga Max Kennedy Jr., një ish-vullnetar në task-forcën e zinxhirit furnizues të Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, që u bë sinjalizues pasi që punoi nën drejtimin e dhëndrit të Trumpit, këshilltari i lartë Jared Kushner. Kennedy (nipi i Robert Kennedy) ka menduar se ai do të ishte asistent dhe kishte shtangur kur kishte zbuluar që atij dhe 20 vetave të tjerë u ishte kërkuar që të kishin rol kyç në gjurmimin e furnizuesve shëndetësorë.

Gibney dhe bashkëregjisoret Suzanne Hillinger dhe Ophelia Harutyunyan në esencë kanë kondensuar lajmet e 10 muajve brenda 2 orëve, me Gibney (i cili është edhe narrator) që thotë se Dr. Deborah Birx ishte zgjedhur për rolin e saj të profilit të lartë nga Shtëpia e Bardhë e “interesuar në paketimin e shkencëtarëve për t’u shërbyer qëllimeve të partizanëve”.

Filmbërësit kanë thënë se mundi i tyre për të përfshirë komentimet nga administrata e Trumpit, përfshirë kërkesat për të biseduar me presidentin Trump ose me nënkryetarin Pence, që udhëheq task-forcën e Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, ka shkuar huq. Nuk kanë marrë përgjigje.

Titulli “Totally Under Control” është nxjerrë nga një deklarim i mëhershëm i presidentit Trump në lidhje me koronavirusin, që insistonte që kërcënimi ishte larguar para se të gllabëronte shoqërinë amerikane. Ishte njëri prej momenteve kur ai pohoi një realitet kontradiktor, si deklarata e muajit mars që “kushdo që dëshiron të testohet mund ta bëjë këtë”.