Kulturë

Problemi me ujërat e zeza – “shfaqja e rregullt” në Teatër

Një ndërhyrje e ekipeve të kompanisë së ujësjellësit ka qenë e nevojshme të mërkurën për të hequr ujërat e zeza që kanë pushtuar pjesën përdhese të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës

Pa u këndellur mirë nga mbyllja disamujore prej pandemisë së koronavirusit, Teatrit Kombëtar i Kosovës i janë rikthyer ujërat e zeza. Si “peshqesh” që përsëritet tash e disa vjet, shirat e së hënës kanë bërë që të bllokohet kanalizimi e të gufojnë ujërat e zeza gjithandej bodrumit.

Punëtorë të ngrohtores së qytetit “Termokos” janë kthyer të mërkurën paradite pa arritur të bënin gjë. Ishte paraparë të lëshohej në funksion ngrohja e re që TKK-në e bën pjesë të rrjetit të qytetit që furnizohet me avujt e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës.