Kulturë

Historia sekrete e “armës së mprehtë” të diktaturës

Historia sekrete e “armës së mprehtë” të diktaturës
Në shtatë vëllime shtrihet historia e Sigurimit të Shtetit, strukturat e të cilit në fillim të viteve ‘70 përgatitën një dokument sekret

Shërbimi i informacionit ka lindur që në kohërat e lashta, kur shoqëria u nda në klasa dhe mes tyre filloi lufta klasore. Me këso shpjegime ideologjike, Sigurimi i Shtetit në fillim të viteve ’70 kishte nisur një histori të themelimit të atij që për pesë dekada u konsiderua “dora e çeliktë e popullit që ndërton socializmin”.

Që në hyrje të “Historikut të Armës së Sigurimit të Shtetit” përftohet përshtypja e dokumentit që nuk duhej ta shihte askush ose vetëm pak njerëz.