Kulturë

Animacioni – bota që vë në pah edhe intimitetin

Animacioni – bota që vë në pah edhe intimitetin
Me një sesion me pyetje e përgjigje, “Anibar” ka sjellë një nga emrat më të njohur të botës së animacionit, Chris Robinson

Në punë, krijim dhe veprim e kishte shkoqitur jetën aktive (vita activa) filozofja gjermane Hannah Arendt. Në ditët tona jeta është bërë një lloj vallëzimi mes punës dhe krijimit, duke mbetur në nivelin e qenieve ekonomike. Kështu, përkufizimi i vetes bëhet më tepër prej asaj çfarë bëjmë sesa prej asaj çfarë jemi.

Me këto përsiatje të filozofes gjermane, që i kishte dëgjuar gjatë një “podcasti” mbi filozofinë, shkrimtari dhe autori kanadez Chris Robinson ka shpalosur pikëpamjet e tij mbi botën e animacionit gjithnjë në evoluim.