Jetmir Maliqi tash e disa vite, kohën më të madhe e kalon prapa shankut. E këndi ku është i vendosur aparati i kafesë është vendi i tij i preferuar.
Baristi nga Podujeva me përkushtimin e tij të vazhdueshëm në punë e ka dërguar artin e të bërit makiato në një nivel tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjatë ditës përshkon shumë kilometra duke lëvizur nga qyteti në qytet për t'i trajnuar baristët. E vetëm brenda një nate i ka ndodhur të përgatisë 600 makiato.
Artin në kafe e bën duke realizuar portrete, logo e peizazhe.
Maliqi bën rrotullimin e kafesë nga një filxhan në tjetrin e vizatimi në kafe mbetet i njëjti.
Maliqi ka marrë lajmin që do të bëhet pjesë e librit “Atlasi i gjeogastronomisë”, që do të botohet në Itali.
Baristi i njohur, Jetmir Maliqi, thotë se do të vazhdojë çdo ditë të eksperimentojë me artin e të bërit makiato.