Kulturë

Ngrihet Qendra për Studime dhe Publikime për Arbëreshët

Ngrihet Qendra për Studime dhe Publikime për Arbëreshët

Tiranë, 16 korrik – Ngritja e Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët, ngritja e Komitetit Shtetëror të Diasporës janë në qendër të pr/ligjit të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti që po diskutohet sot në Kuvend.

Deputeti Shameti në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se, “ndryshe nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e cila nuk është e parashikuar në ligj, por është krijuar me VKM, Komiteti Shtetëror për Diasporën është parashikuar në ligjin e vitit 2018, si organ shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me Diasporën, por nuk ka një përkufizim të qartë ligjor të rolit të tij, përveç parashikimeve në vendimin përkatës të VKM”.