Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Historia nuk rishkruhet” ndërhyn jashtëligjshëm me pano në Bibliotekë

Një organizatë studentore, duke u munduar që nëpërmjet ekspozitës të bëjë thirrje për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, ka ndërhyrë në kundërshtim me ligjin në disa vlera të tjera. Në ato të trashëgimisë kulturore. Ka vendosur gjashtë pano me mbishkrime e fotografi në ballë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”. Por pos organizatës, hise në këtë veprim që bien në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore ka edhe menaxhmenti i Bibliotekës. Në raste të tilla, për vendosje të materialeve reklamuese në asete të trashëgimisë kulturore duhet marrë pëlqim. Unioni Demokratik Studentor është mjaftuar me një pëlqim të menaxhmentit të BKK-së për të vendosur panot që kompletojnë ekspozitën “Historia nuk rishkruhet”.

Por kjo ndërhyrje në monument nuk u ka rënë në sy institucioneve të trashëgimisë kulturore, edhe pse bëhet fjalë për ekspozitë në muret e jashtme të njërit prej objekteve emblematike të kryeqytetit.

Edona Gashi-Derguti është drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. Ajo ka thënë se nuk janë në dijeni për vendosjen e panove të hënën mbrëma. Gashi-Derguti ka thënë se nuk kanë pranuar kurrfarë kërkese për vendosjen e materialeve në hapësirat e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

“Janë në kundërshtim me ligjin. Duhet bërë kërkesë dhe të marrin rekomandim për vendosje ose jo”, ka thënë Gashi-Derguti. I është referuar Ligjit për trashëgimi kulturore që është në fuqi qysh prej vitit 2006.

arkitekturale nën mbrojtje shënjohet qartë me një shenjë të dukshme. Vendosja e materialeve reklamuese në monumentet arkitekturale, ndërtesat e asambleve ose brenda hapësirave konservuese arkitekturale bëhet me leje të shkruar nga institucioni kompetent”, shkruhet në pikën e 10-të të nenit të 6-të të këtij ligji. Gashi-Derguti ka paralajmëruar veprime institucionale.

Edhe Shteti hesht përballë Komunës së Prishtinës që punon pa leje afër monumenteve Kulturë Shteti hesht përballë Komunës së Prishtinës që punon pa leje afër monumenteve

“Të enjten do të dalim në terren dhe ta shohim gjendjen”, ka thënë ajo.

Imer Hakaj është drejtor i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore prej marsit të këtij viti. Inspektorati është i vendosur pikërisht në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Por shkaku i rasteve të konfirmuara me COVID-19, punonjësit nuk shkojnë në objektin e BKK-së. Njëjtë edhe stafi i Inspektoratit nuk i ka frekuentuar hapësirat e punës.