“Heronjtë publikë dhe sekretet” mishëron rrëfimet e personave të aksidentuar në vendin e punës.
Ekspozita e dytë personale e Doruntina Kastratit nëpërmjet artit synon vetëdijësimin për të drejtat e punëtorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ekspozitë që përmbledh tri skulptura figurative të instaluara në skele dhe një video bazohet në një punë të gjatë hulumtuese nga ekipi.
Ekspozita është ndërtuar mbi historitë e pathëna për kushtet e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë.
Në grupe të ndara, vizitorët e kanë parë ekspozitën e Doruntina Kastratit. “Heronjtë publikë dhe sekretet” u vlerësua si një pasqyrë e vogël që shpërfaq gjendjen e klasës punëtore, aksidentet dhe përditshmërinë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 korrik në Muzeun Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar edhe në vende të tjera jashtë Kosovës.
.