“Heronjtë publikë dhe sekretet” mishëron rrëfimet e personave të aksidentuar në vendin e punës.
Ekspozita e dytë personale e Doruntina Kastratit nëpërmjet artit synon vetëdijësimin për të drejtat e punëtorëve.
Kjo ekspozitë që përmbledh tri skulptura figurative të instaluara në skele dhe një video bazohet në një punë të gjatë hulumtuese nga ekipi.
Ekspozita është ndërtuar mbi historitë e pathëna për kushtet e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë.
Në grupe të ndara, vizitorët e kanë parë ekspozitën e Doruntina Kastratit. “Heronjtë publikë dhe sekretet” u vlerësua si një pasqyrë e vogël që shpërfaq gjendjen e klasës punëtore, aksidentet dhe përditshmërinë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 korrik në Muzeun Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar edhe në vende të tjera jashtë Kosovës.
.