Shumë afër shatërvanit të Prizrenit ndodhet dyqani i artizanit Lulzim Emra. Ky vend është adresë e filigranit që nga viti 1972.
Stolitë e vendosura aty janë të punuara nga gërshetimi i fijeve të holla e elastike të metalit të çmueshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmra, i cili për më shumë se gjysmëshekulli merret me ketë zanat, thotë se në këtë punë mbijetohet vetëm me shumë vullnet, transmeton KOHA.
Këtë zanat e ka bartur edhe tek djemtë e tij, të cilët thonë se janë rritur me dëshirën për të qëndruar në dyqan.
Emra thotë se arti i filigranit dallon nga qyteti në qytet. Mjeshtri rrëfen se cilat janë karakteristikat e filigranistëve prizrenas.
Krahas filigranit, ai gjithmonë e ka pasur në qejf edhe muzikën.
Lulzim Emra, i cili i ka dy dyqane në Prizren, është i përkushtuar të merret me këtë punë me qëllim që zanati i filigranit të mos shuhet.