Kulturë

Balerinët i kthehen sallës së ushtrimeve e punonjësit e ansamblit “Shota” kërkojnë sqarime shtesë

Muzika që dëgjohet në hollin e Teatrit është tregues se në sallën e ushtrimeve të Baletit Kombëtar të Kosovës ka nisur puna.

Balerinët u janë rikthyer ushtrimeve pas gati tre muajsh. Por tash janë të detyruar që shkaku i pandemisë të qëndrojnë në distancë. Të ndarë në grupe nga tetë veta, ata duhet t’i bëjnë përgatitjet fizike. Mbajtja e distancës është e detyrueshme. Kjo, një situatë e pazakontë për ata. Nuk lejohen as pikat duo.