Ekipi i “Anibarit”, i gjendur përballë masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, është duke bërë çmos që edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar të jetë i veçantë. Pjesëtarët e stafit organizativ janë në komunikim online me njëri-tjetrin që t’i kryejnë punët edhe për konceptualizimin e temës së sivjetshme. “Anibari” i sivjetmë është paraparë të mbahet prej 13 deri më 19 korrik në Pejë. Afati për aplikim është mbyllur të martën. Janë mbi 1 mijë e 500 animacione nga 93 vende të botës prej të shtatë kontinenteve, që synojnë të bëhen pjesë e garës. Thirrja qe lansuar më 1 shtator të vitit të kaluar.
Drejtoresha e Festivalit, Arba Hatashi, e cila këtë vit ka marrë pozitën drejtuese, ka thënë se tashmë kanë filluar punët edhe për përzgjedhjen e filmave. Këtë detyrë Hatashi ka thënë se është duke e bërë drejtori artistik i festivalit Petrit Gora. Ai do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e filmave në kategoritë garuese, si dhe për kurimin e programit artistik të festivalit. Këtë vit pritet që të shfaqen rreth 300 filma, përfshirë edhe programet speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Anibari” ka një program i cili konsiston prej gjashtë kategorive, pesë prej të cilave janë kategori garuese, ajo për filmin më të mirë të animuar ndërkombëtar, kategoria e studentëve, kategoria e filmit më të mirë të metrazhit të gjatë, kategoria e filmit më të mirë të Ballkanit dhe filmi muzikor i animuar më i mirë. E jashtë garës është kategoria për filma të animuar për adoleshentë dhe fëmijë.
Nga viti në vit, festivali përpiqet të shfaqë filma cilësorë, në aspektin teknik dhe artistik.
Artikullin e plotë mund ta lexoni falas në gazetën KOHA Ditore - Për t'u regjistruar kliko këtu