Kulturë

“The Rules of Contagion” me tregimin për pandeminë

A e keni vënë re? Ishte një çast kur diçka lëvizi, dhe krejt muhabetet përkrah COVID-19 filluan të dukeshin të parëndësishme. Me siguri se gjërat do të lëvizin sërish, sapo njerëzit të kuptojnë që vetizolimi mund të zgjasë dhe eskapizmi bëhet qëllimi ynë kolektiv, por hëpërhë “Rules of Contagion” i Adam Kucharskit është libri që mund të keni nevojë për të.

Jo edhe aq – duke marrë parasysh që pandemia e tashme është goxha shumë në majën e vet – për nëntitullin: pse gjërat shpërndahen dhe si ndalohen ato.

Kucharski, epidemiolog në Shkollën londineze të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, rrëfen tregimin e modelimit matematik të sëmundjes infektuese, për të cilën kemi dëgjuar kaq vonë. Heroi i librit është Ronald Ross, një mjek britanik në fund të shekullit të 19-të i cili zbuloi se mushkonjat shpërndanin malarien, dhe kështu më 1902 u shpërblye me çmimin “Nobel” për mjekësi.

Ross nuk ishte i pari që e përshkroi matematikisht epideminë, por ai qe i pari që bëri kështu i armatosur me një kuptim të përthellë të proceseve biologjike dhe shoqërore që e formësojnë atë, transmeton KOHA. 

Derisa të tjerë kishin shikuar pas, për të pikasur sesi epidemitë shpërhapeshin me kohë, ai shikoi përpara, duke bërë parashikime mbi ecejaket e shpërthimit dhe se si ndërhyrje të ndryshme mund të ndikonin në të.

Idetë e tij përbëjnë themelin e modelimit të sëmundjeve bashkëkohore dhe strategjive të qeverive tona për të luftuar COVID-19. Është pjesërisht falë Rossit që ne kemi konceptin e imunitetit të tufës – shpresëdhënëse për shkak se nënkupton se jo çdo mushkonjë duhet të shtypet, jo çdo person duhet të vaksinohet që një popullatë të jetë e mbrojtur kundër sëmundjes.

Epidemia është fjalë greke që nënkupton “në popull”, dhe derisa Hipokrati kërkoi që ajo t’i referohej ekskluzivisht shpërndarjes së sëmundjes, grekët e përdornin atë për gjithë çka përshkonte një popullatë – nga mjegulla e deri te thashethemnaja e luftës qytetare. Ajo çfarë është e habitshme në rrëfimin e Kucharskit është si jemi qarkuar në qasjen para-Hipokratike.

Rossi dhe matematikanja Hilda Hudson vunë topin në lëvizje kur ata shpërfaqën idetë e tyre mbi shpërndarjen e sëmundjes në një “teori të gjerë ndodhish”, por ata bënë dallimin mes ngjarjeve “të varura”, si sëmundjet ngjitëse, dhe ngjarjeve “të pavarura”, që nuk mund të barten nga një njëri në tjetrin. Në kategorinë e fundit ata vendosën aksidentet, divorcet dhe sëmundjet kronike – llojin që sot na vret më së shumti.

Një shekull më pas idetë kanë ndryshuar. Tani mendohet se shumë prej gjërave që Hudsoni dhe Rossi mund t’i kenë marrë si të pavarura – trashësia, duhanpirja, madje edhe vetmia – janë kapëse gjithashtu. Ne flasim për ngjitjet financiare apo epidemitë e krimit të thikës, dhe metodat e huazuara nga shëndetësia publike aplikohen në përpjekje për t’i ndalur ato qysh në fillim, apo së paku për të frenuar shpërndarjen e tyre.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në “E Diela me Kohën Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.