Dwayne Johnsonit i vdes babai

Dwayne Johnsonit i vdes babai

16 January 2020 13:48

Aktori i njohur i filmave aksion dhe komedi, Dwayne “The Rock” Johnson, e ka humbur një person shumë të rëndësishëm në jetën e tij.

Fjala është për babanë e aktorit, mundësi profesionist kanadez, Rocky Johnson, i cili vdiq në moshën 75-vjeçare. Ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Lajmi u bë i ditur në Twitter, nga gazetari sportiv i “Wrestling Observer Newsletter”, Dave Meltzer, i cili u shpreh i tronditur nga vdekja e tij.

“Çfarë lajmi i tmerrshëm, Rocky Johnson ndërroi jetë, babai i Dwaynet. Ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes”, ka shkruar ai, raporton Koha.net.

Edhe kompania “World Wrestling Entertainment”, e ka konfirmuar lajmin online me postimin e mesazhit ku thuhej: “WWW është e trishtuar me lajmin se Rocky “Soul Man” Johnson, ish-kampioni i “World Tag Team” dhe babai i Dwayne Johnsonit, ka vdekur në moshën 75-vjeçare”.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit ishte Wayde Douglas Bowles, u bë i famshëm si anëtar i “World Wrestling Entertainment”, gjatë viteve 80’. Ai po ashtu ishte pjesë e ekipit të parë zezak që e fitoi Kampionatin e “WWW”.

Pas pensionimit të tij në vitin 1991, Rocky u përkushtua t’i ndihmojë të birit, Dwayne, që të bëhet ikonë e mundjes dhe atë me të drejtë. Ai u bë shumë i suksesshëm në këtë sport, para se të shndërrohej në yll të Hollywoodit, duke luajtur në filma me buxhet të lartë si: “The Scorpion King”, “Fast & Furious” dhe “Jumanji”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme