Kulturë

“Takimet Ndërkombëtare letrare Azem Shkeli” hap konkurs për poezinë më të mirё

Drejtorati për kulturë, rini dhe sport -Sektori i Kulturës i komunës sё Pejës me rastin e Manifestimit tradicional, “Takimet Ndërkombëtare letrare Azem Shkeli” i cili organizohet në Pejë mё 23 e 24 maj tё këtij viti, shpall konkurs për poezinë mё tё mirё tё lexuar gjatё manifestimit letrar, e cila do të shpërblehet nga juria e propozuar nga Këshilli organizativ dhe aprovuar nga DKRS. Tё gjithë të interesuarit, poezinё e tyre duhet ta dërgojnë deri mё 31 mars 2020, nё adresën elektronike: tnlazemshkreli@gmail.com

Poezia duhet tё jetё e pabotuar, tё mos jetё mё e gjatё se dy faqe kompjuterike si dhe me emër dhe mbiemër.

Poezitё e përzgjedhura do të publikohen.

Konkurs për çmimin “Bulëzat”

Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport nё Pejë, shpall konkurs për çmimin “ Bulëzat” i cili për çdo vit ndahet për krijuesit e rinj në kuadër të manifestimit letrar ndërkombëtar “Takimet e Azem Shkreli” i cili mbahet mё 23 dhe 24 maj 2020 në Pejë.

Të gjithë krijuesit e rinj, duhet të mos jenë mbi njëzet vjeç dhe të kenë një libër me poezi të botuar pas edicionit tё TNL 2019. Çmimi “Bulëzat” ka për qëllim pyetjen dhe motivimin krijues. Të gjithё të interesuarit mund të konkurrojnë deri mё 30 prill 2020, duke i dërguar krijimet e tyre në këtë adresë: tnlazemshkreli@gmail.com

Autorët të cilët dëshirojnë t’i promovojnë librat në kuadër të këtij manifestimi, duhet të dërgojnë kërkesat me shkrim, në adresën elektronike: tnlazemshkreli@gmail.com.