Kulturë

“Spies in Disguise” dhe mesazhet kundër dhunës

Lance Sterling është spiuni më i lezetshëm në botë. Ai rastis të jetë edhe spiuni më i mirë në botë. Ky super-spiun (Will Smithi) dhe shkencëtari, Walter Beckett (Tom Holland) janë pothuajse pikërisht e kundërta e njëri-tjetrit. Lance është i qetë, i sjellshëm dhe gazmor. E Walteri jo, shkruan sot Koha Ditore.

Ama ato që Wallterit i mungojnë në rrafshin e aftësive sociale, ai i përmbush me idetë e tija të mençura e inovative, duke krijuar vegla të mahnitshme që Lance i përdor në misionet e tija epike. Mirëpo, kur ngjarjet e marrin një kahe krejtësisht të papritur, Walteri dhe Lance papritmas detyrohen të mbështeten te njëri-tjetri në një mënyrë krejtësisht të re. Dhe nëse ky çift i çuditshëm nuk arrin që të funksionojë bashkërisht si një ekip, atëherë mbarë bota do të jetë në rrezik.

Bota e filmave të animuar është tejet e familjarizuar me dukurinë e kafshëve që flasin dhe nuk turpërohet as nga ideja e qenieve njerëzore që kthehen në kafshë. Në rastin e “Spies in Disguise”, filmbërësit e çojnë një shkallë tutje këtë ide dhe e kombinojnë me një dramë spiunazhi të tipit alla-James Bond – ama me pëllumba. Filmi bashkon Smithin dhe Hollandin, ndërsa e përdor goxha mirë këtë idenë e tipave të çuditshëm dhe të dy yjeve për t’i dhënë një kthesë dramatike zhvillimeve plot tension me spiunë që të gjithë i duan.

“Spies in Disguise” mundohet që ta thyejë atë qarkun e rëndomtë të dhunës që e parasheh vetë tema e filmit, për ta krijuar një të ardhme më të sigurt, në mënyrën që shikuesit më të rinj mund ta kuptojnë lehtësisht. Tallet, po ashtu, me dramat e spiunazhit në përgjithësi. Ka disa gjëra që asnjëherë në fakt nuk gjejnë shpjegim në këtë film, sikur rasti i mahnitjes së Walterit me pëllumbat. Por, teksa filmi vazhdon, po që ofron disa mësime frymëzuese për pranimin e ndihmës dhe mospërdorimin e dhunës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)