Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dokumentari për jetën e njerëzve me nevoja të veçanta shfaqet në Preshevë

Që nga mosha tre-vjeçare, ai e zhvillon jetën me ndihmë të karrocës.

Përditshmëria e tij si person me nevoja të veçanta është rrëfyer në filmin dokumentar “Skenari i nënës”, i cili u shfaq premierë në qytetin e Preshevës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komunikativ dhe i shoqërueshëm me të gjithë, kështu e përshkruajnë Avni Hetemin, protagonistin kryesor të projektit filmik me regji të Kastriot Saqipit, raporton “Express” i KTV-së.

Ambiciet dhe sfidat e djaloshit preshevar i cili jeton në Zvicër, trajtohen në dyzet minutat e këtij dokumentari që u prezantua në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”.

Hetemi, i cili përkundër vështirësive nuk ndalet me karrocën e tij, paraqitet edhe në aktivitetet shoqërore që e bëjnë të ndihet i barabartë me të tjerët.

“Skenari i nënës” synon të prezantohet në festivale prestigjioze të dokumentarëve.