Në artin e tij, dominojnë pikturat dhe vizatimet.
Në to, Arbnor Morina ka vendosur instinktet bazike të njerëzve pas ndonjë ndodhie që përjetojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProcesi dhe transformimi i njeriut pas ndodhisë, është shumë i rëndësishëm për artistin.
Këto vepra janë mes ekspresionizmit figurativ dhe abstrakt, raporton “Express” i KTV-së.
Në këtë kënd, piktori u ka dhënë hapësirë portreteve të vizatuara me laps dhe thëngjill.
Kompromisi dhe tragjedia janë konceptet e tjera që i ka shtjelluar nëpërmjet ngjyrave.
Arbnor Morina është në përfundim të studimeve master në Fakultetin e Arteve, ndërsa në një vëllim punimesh, po e trajton metamorfozën e njeriut.