Në mes të bombave, një grua përballet me betejat e përditshme për ushqim dhe mbijetesë. Ajo i ecën kryq e tërthor peizazhet e zbrazëta të qytetit, që po zhduken dita ditës me secilën bombë që po bie.
Lufta si përvojë vetmitare është shtjelluar në dokumentarin e animuar të realizuar nga Urtina Hoxha. Ajo ka zgjedhur që ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, t’i pasqyrojë në një formë ndryshe, raporton “Express” i KTV-së.
Për Hoxhën, realizimi i animacionit “Kush mytet kapet për shkume” ka qenë sfidues për disa arsye.
Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës “HeritageSpace”, të implementuar nga dega në Kosovë e organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.
-
Animatorja e hulumtimit nëpër memorien kolektive
-
“Kush mytet kapet për shkume” depërton te guximi e sakrifica në kohë lufte
-
“Makthi prej argjile” tenton ballafaqimin me pasojat e luftës
-
“Kujtim i mbuluar” vë në lëvizje rrëfimin për martirët e Kosovës
-
“Muzeu i Fëmijëve në Luftë” ua hap dyert artefakteve të kujtesës e frikës