Kulturë

Koncert i artistëve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, maratona e bamirësisë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Koncert i artistëve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, maratona e bamirësisë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut
 

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula organizoi mbrëmë në Tiranë koncertin humanitar me pjesëmarrjen e rreth 50 artistëve të njohur brenda dhe jashtë kufijve, me qëllim mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, titulluar “Nesër është një ditë e re”.

Koncerti u mbajt në sallën pranë Katedrales së Kishës Ortodokse në Tiranë. Ftesës së sopranos iu bashkuan rreth 50 artistë nga fusha e muzikës dhe aktorë të shumtë të cilët përmes kësaj mbrëmjeje u solidarizuan për të mbledhur fonde në ndihmë të prekurve nga tërmeti.