Kulturë

Para 96 vjetësh Noli u shugurua Mitropolit i Kishës Shqiptare

Para 96 vjetësh Noli u shugurua Mitropolit  i Kishës Shqiptare

Korçë, 4 dhjetor 1923

Një nga tre ngjarjet më të mëdha në historinë e Ortodoksisë Shqiptare sot feston 96-vjetorin. Në 4 dhjetor të vitit 1923, peshkopi i zgjedhur Theofan Noli u shugurua Mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës në Korçë, e cila në atë kohë nënkuptonte krijimin e selisë së qendrës ortodokse në Shqipëri.