Kulturë

“Coldplay” midis hiteve të mëdha e eksperimenteve me hamendje

Psikologjia e brendshme e bendeve të rockut mund t’i ngatërrojë autsajderat kur vjen puna te njohja e tyre, por 21 vjet prej kohës së këngës debutuese, është goxha e qartë se “Coldplay” po prihet prej dy impulseve shpeshherë konfliktuoze.

E para lidhet me prirjen për të qenë bendi më i madh në botë, dëshirë që ishte evidente që në fillim në këngët e tyre të këndshme jokundërthënëse që lidhen me gjëra të përgjithshme dhe në emocionet e shprehura aq vakët saqë askush nuk mund të mishërohej me to. Ky instinkt i ka bërë anëtarët në mënyrë impresive të përshtatshëm, dhe kur ata e panë se kitara e rockut ishte në krizë, ata me lehtësi, shkruan bashkë me Aviciin dhe super-producentët “Stargate” këngë, dhe aranzhuan shfaqje mysafire me Rihannan dhe duon “Chainsmokers”.

Impulsi tjetër është vënë në pah në raport me eksperimentimin. Dikujt mund t’i shkojë ndërmend se ka diçka që nuk përkon natyrshëm me “Coldplayn” – ftohen të jenë pjesë e listave të frymës së kohës me ndikime të ndryshme – kërkonin të ishin muzikantë qejfi që kënaqin adhuruesit e Bob Marleyt, Oasisit dhe REM-in – por po vazhdojnë të kalojnë në anën e përformuesve të muzikës elektronike, si Brian Eno dhe Jon Hopkins për ide të ndryshme, dhe po nxjerrin albume konceptesh dhe emërtime pseudonimesh në muzikën afrikane.

Baraspeshimi i suksesit të madh tregtar me diçka më kërkuese është punë e vështirë. “U2” nxori “Achtung Baby” dhe “Zooropan”, por i kaloi 25 vjetët pasues duke u munduar të mbante mend si ia doli. Në “Everyday Life”, “Coldplay” përdori frymën e një albumi të dyfishtë për të provuar përsëri.

Momente tipike me qasje të drejtpërdrejtë “Coldplay” tingëllojnë më shumë se kurrë si “Coldplayeske” dhe të drejtpërdrejta. Megjithëse ajo jehona që më fort anonte kah ajo jehona kishtare ka nisur të marrë anën e drejtimit më elektronik të Mylo Xylotos dhe “Ghost Stories”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)