Kulturë

Liqeni i zhdukur i Kosovës bashkë me ishullin

Liqeni i zhdukur i Kosovës bashkë me ishullin

Lumi i Nerodimës përmendet shpesh si një nga elementet më unike që përmban gjeografia e vogël e Kosovës. Prurjet e pakta të këtij lumi nuk e pengojnë atë që të renditet në mesin e lumenjve të rrallë që derdhen në dy dete. Ky lumë krahasohet me kanalin Casiquaire të lumit Orinoko në Venezuelë, Divide Creek në Kanada e lumin Hase në Gjermani. Duke qenë kuriozitet hidrologjik, si “lidhje” mes Egjeut dhe Detit të Zi, bifurkacioni i Nerodimes ishte objekti i parë hidrologjik në ish-Jugosllavi, që do të vihej nën mbrojtjen e shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Prej burimit në Bjeshkët e Jezercës sipër fshatit Nerodime, ky lumë në afërsi të Ferizajt bigëzohet në dy rrjedha. Pjesa më e madhe e ujit të tij rrjedh kah jugu, kurse në afërsi të Kaçanikut derdhet në Lepenc, që i takon pellgut të Detit Egje. Pjesa tjetër e lumit vijon në drejtim të veriut, ku duke u bashkuar me përrenj nga malet e Zhegocit, formon lumin Sazli, i cili bashkë me lumin e Shtimjes formon Sitnicën e kështu të bashkuar derdhen në pellgun e Detit të Zi.