Kjo mbrëmje, iu dedikua muzikës xhaz.
Tingujt erdhën në formën e një gërshetimi mes xhazit dhe elementeve të folklorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI natyrshëm dhe origjinal në interpretim, kitaristi Armend Xhaferi e udhëhoqi koncertin.
Së bashku me të interpretuan dy instrumentistë të huaj, Kiril Tufekcievski (TUFEKÇEVKSI) në bas dhe Viktor Filipovski në bateri.
Programi i koncertit solli edhe kompozime autoriale të Xhaferit, transmeton KTV.
Armend Xhaferi, i njohur për miqtë si “Xhafa”, mblodhi edhe muzikantë të tjerë në këtë mbrëmje.
Artistët e pranishëm këtë koncert e cilësuan si mbrëmje për t’u mbajtur mend.
Kitaristi dhe kompozitori Armend Xhafa do të vazhdojë të mbajë koncerte të tilla edhe në vende të tjera të botës.
Përmes kompozimeve të tij, ai synon ta dërgojë para audiencës së huaj një pjesë të folklorit shqiptar.