Inovacionet në hip-hop shpesh nuk ndodhin kur ka histori të reja për t’u rrëfyer, por më fort kur dëgjohen ato që kanë kaluar pa rënë në sy. Kjo shquarje i hap shteg një spektri të gjerë emocionesh nga triumfi, një prirje e butë për familjarizim dhe solidarizim me të zhvendosurit. Kjo është teza që e mishëron albumi debutues i Sampa The Great, “The Return”.
Sampa Tembo, reperja 26-vjeçare me rrënjë nga Zambia, ka përmbledhur identitetet kundërthënëse dhe ka provuar që t’i shkrijë ato. “Është njëfarë dërgimi i vetes, shumicës prej jush në vendlindje, atje ku nuk kemi qenë asnjëherë”, thekson ajo gjatë një bisede telefonike nga Melbourne, shtëpi e saj prej vitit 2018, ku dielli ka nisur të rrezojë pas një dimri karakteristik të freskët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSampa ia ka krijuar vetes vendin e merituar në muzikën australiane, duke fituar Çmimin muzikor australian për albumin më të mirë më 2017, dhe një shumë parash prej tridhjetë mijë dollarësh australianë për miksin e saj të dytë, “Birds and the BEE9”. Duke u bërë pjesë e “Ninja Tunes” britanik dhe pranimit të madh për “The Return”, Sampa ka shkuar një hap më larg duke rrokur edhe vëmendjen e botës mbarë.
Por nga Melbourne – Sampa është rritur në Botsvanë para se të largohej në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare për të eksploruar SHBA-në, është kthyer në shtëpinë e re. Pas studimit në Akademinë e Universitetit të Artit në San Francisko, ajo ka bërë xhiro poshtë e lartë para se të ndalej në Los Angeles, para kthimit të planifikuar në vendlindje. Por duke dëgjuar këshillën e motrës, ajo u shpërngul më 2014 në Australi, një vend ku nuk njihte askënd... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)