Inovacionet në hip-hop shpesh nuk ndodhin kur ka histori të reja për t’u rrëfyer, por më fort kur dëgjohen ato që kanë kaluar pa rënë në sy. Kjo shquarje i hap shteg një spektri të gjerë emocionesh nga triumfi, një prirje e butë për familjarizim dhe solidarizim me të zhvendosurit. Kjo është teza që e mishëron albumi debutues i Sampa The Great, “The Return”.
Sampa Tembo, reperja 26-vjeçare me rrënjë nga Zambia, ka përmbledhur identitetet kundërthënëse dhe ka provuar që t’i shkrijë ato. “Është njëfarë dërgimi i vetes, shumicës prej jush në vendlindje, atje ku nuk kemi qenë asnjëherë”, thekson ajo gjatë një bisede telefonike nga Melbourne, shtëpi e saj prej vitit 2018, ku dielli ka nisur të rrezojë pas një dimri karakteristik të freskët.
Sampa ia ka krijuar vetes vendin e merituar në muzikën australiane, duke fituar Çmimin muzikor australian për albumin më të mirë më 2017, dhe një shumë parash prej tridhjetë mijë dollarësh australianë për miksin e saj të dytë, “Birds and the BEE9”. Duke u bërë pjesë e “Ninja Tunes” britanik dhe pranimit të madh për “The Return”, Sampa ka shkuar një hap më larg duke rrokur edhe vëmendjen e botës mbarë.
Por nga Melbourne – Sampa është rritur në Botsvanë para se të largohej në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare për të eksploruar SHBA-në, është kthyer në shtëpinë e re. Pas studimit në Akademinë e Universitetit të Artit në San Francisko, ajo ka bërë xhiro poshtë e lartë para se të ndalej në Los Angeles, para kthimit të planifikuar në vendlindje. Por duke dëgjuar këshillën e motrës, ajo u shpërngul më 2014 në Australi, një vend ku nuk njihte askënd... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)